Batatina mund të suspendohet për ndeshjen ndaj Prishtinës

Komisioni i Garave ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Një gjë e tillë u bë për shkak të sjelljeve ndaj gjyqtarit Besfort Kosumi, në ndeshjen ndaj Drenicës.

Në atë takim Batatina u largua nga bankina, gjë që ia rrezikon atij pjesëmarrjen në super-ndeshjen ndaj Prishtinës nesër.

Ndeshja ndërmjet llapjanëve dhe prishtinasve zhvillohet të enjtenë në ora 13:00 në “Zahir Pajaziti”.