Basid Khalid ka një problem, nuk po arrin t’i bashkohet Teutës së Durrësit për këtë arsye

Basid Khalid pak ditë më parë është larguar edhe zyrtarisht nga Prishtina.

Tre vite ishte koha që futbollisti ganez luajti në fanellën “bardhekaltërt”, shkruan Gazeta Olle.

Tashmë sulmuesi pritet t’i bashkohet skuadrës tjetër shqiptare, Teuta Durrës.

Por për Khalid është shfaqur një problem.

23 vjeçari ende nuk ka marr vizën për udhëtim drejt Shqipërisë.

Kjo ka bërë që futbollisti ende të qëndron në Prishtinën dhe mos t’i bashkohet skuadrës durrsake e cila sot luan ndeshjen në kampionat ndaj Tiranës../GazetaOlle