Bajrami: Kçiku duhej ftuar, lëshim i Krasniqit

Përfaqësuesja U-19 do të mbajë grumbullimin e radhës. Këtë herë grumbullimi do të jetë treditor dhe do të mbahet më 22, 23 dhe 24 nëntor. Stërvitjet do të mbahen në stadiumin me bari artificial në Drenas, në orën 10:30.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ramiz Krasniqi për këtë grumbullim ka ftuar 53 futbollistë.
Mirëpo, që tani kanë ardhur reagimet e para. Trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami ka shprehur haptas habinë për mosftesën e talentit të kësaj skuadre, Edison Kqiku, i cili në duelin e fundit ndaj Prishtinës ishte lojtar i ndeshjes.

“E pash listën e Përfaqësueses U-19 dhe u befasova që aty nuk ndodhet talenti më i madh i Hajvalisë, Edison Kqiku. Menjëherë pas ndeshjes me Prishtinën, më kanë telefonuar tri klube me kapital të madh dhe janë interesuar që ta kenë në mesin e tyre. Unë e njoh trajnerin Ramiz Krasniqi dhe aftësitë e tij, por besoj se ky lëshim është bërë për faktin se ai ende nuk e ka parë futbollistin”, deklaroi Bajrami për Gazetën Sheshi.

“Përndryshe, Edisoni jo me U-19, por shpejt besoj se edhe Kombëtarja duhet ta ftojë, pasi vlerat e tij u panë në duel ndaj Prishtinës, ku ishte lojtar i ndeshjes. Për të gjithë ata që nuk i kanë parë vlerat e tij, le të vijnë ta shohin të dielën ndaj Trepçës”, përfundoi Bajrami.

15128620_1227444100647058_1942824402_n

Kqiku është 17-vjeçar.

Lista e futbollistëve

1.Ardit Hiseni – Tr89
2.Laurit Behluli – Pr
3.Ardit Miftari – Pr
4.Flamur Gashi – Lir
5.Bleron Berisha – Ger
6.Albion Berisha – Ram.Sad
7.Belgin Ibishi – Belg
8.Rinor Rexha – Diselldorf
9.Egzon Gashi – Ger
10.Asan Krasniqi –
11.Fitim Mehmeti – Belg
12.Hajriz Prushi – Ger
13.Valon Mulliqi – Ger
14.Kosovar Sejdiu – Linc,Austri
15.Manuell Pitaqi – Zvicer
16.Dren Berisha – Suedi
17.Vedat Rexha – Diselldorf
18.Denisi Melici –
19.Kenan Ibrahimi – Austri
20.Elvir Gashi – Ger
21.Flamur Salihu – Zvr
22.Rubik Krajkova – Tiranë
23.Alban Ajdini – Zvr
24.Lirim Kastrati – Tiranë
25.Vildan Gutiqi – Bes
26.Lumbardh Dellova – Lir
27.Abit Salihu – 2Korr
28.Drin Govori – 2Korr
29.Art Rrustemi – 2Korr
30.Ramiz Bytyqi – B.Suar
31.Genc Kolgeci – 2Korr
32.Fitim Susuli – Lir
33.Dardan Sekiraqa – Pr
34.Rilind Gerbeshi – Pr
35.Kastriot Selmani – Pr
36.Ferat Syla – Pr
37.Roland Vitija – KEK
38.Rilind Nimani – KEK
39.Leonat Vitia – KEK
40.Shpetim Preniqi – KEK
41.Shpresim Zogu – Fer
42.Shqipdon Morina – Fer
43.Ehat Gjoka- Ram.Sad
44.Samir Sadriu- Ram.Sad
45.Altin Maqastena – Vusht
46.Bler Istrefi – Vusht
47.Albin Haliti-Holand
48.Erolind Shabani-Suedi
49.Otrant Kastrati-Austria
50.Arlind Kutllovci-Suedi
51.Blinort Namoni-Gjermani
52.Denis Agushi-Zvicer
53.Besmir Haliti-Gjermani

Përzgjedhës: Ramiz Krasniqi
Trajner ndihmës: Nazmi Rama, Xhelal Karabegu
Përgjegjës i Përfaqësueseve: Artan Govori