Aziz Salihu hy në politik, i bashkohet kësaj partie

Ish boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, është i paparashikueshëm! ‘Zizi’ është anëtarësuar në partinë politike të udhëhequr nga Milaim Zeka, Partinë Euroatlantike të Kosovës.

Aziz Salihu, legjenda e boksit shqiptar. Mirë se erdhe në Partinë Euroatlantike të Kosovës”, shkruan në profilin e facebookut te Hysen Gecajt.

Aziz Salihu është shpallur Sportist i Shekullit në Kosovë, është fitues i mbi 30 medaljeve te arta në turnire të ndryshme ndërkombëtare, Azizi është sportisti i pare kosovar që ka arritur të merr pjesë në tre lojëra Olimpike, ku edhe fiton medaljen Bronzi ne Los Angeles.

Padyshim një ndër sportistët më të mëdhenjë te të gjitha kohërave shqiptar dhe në ish Jugosllavi.