Arbër Prekazi tallet me Piatek: “Më fal vëlla, unë nuk jam Bonucci”

Me 10 gusht skuadra e madhe italiane AC Milan erdhi në Kosovë.

Në “Fadil Vokrri”, Milan kishte kundërshtar në ndeshje miqësore kampionin e Kosovës, Feronikelin, shkruan GazetaOlle.

Dy gola nga “Kuqezit”, i siguruan fitoren Milanit në vizitën e parë të tyre në Kosovë.

Por për futbollistët e Feronikelit ishte një ëndërr e bërë realitet të luanin ndaj një skuadre të madhe siç është Milan.

Fotografia e Arber Prekazi

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Feronikelit, Arbër Prekazi është tallur me sulmuesin polak, Piatek.

“Më fal vëlla, unë nuk jam Bonucci”, ka shkruar në shaka Prekazi, duke i bashkangjitur edhe disa foto gjatë një dueli që kishin me tyre në ndeshje.

/GazetaOlle

Fotografia e Arber Prekazi