Akinyemi dhe Kurtishaj ‘show’ para mbrojtjes së Dritës (VIDEO)

Trepça 89 e ka shokuar Dritën, duke e mposhtur para shikuesve të vet me rezultat të thellë 4-0 dhe kështu mitrovicasit ia kanë vështirësuar punët skuadrës nga Gjilani në luftë për mbijetesë.

Në ndeshjen e luajtur të mërkurën në Gjilan, vendasit ani pse ishin të përkrahur nga Intelektualët,  dominuan dhe krijuan shumë raste shënimi, megjithatë në fund pësuan një humbje të thellë.

Adeleke Akinyemi dhe Blerand Kurtishaj shënuan nga dy herë për fitoren e ekipit nga Mitrovica.

Në kronikën e Tribuna Channel mund ti shihni golat, rastet dhe deklaratat pas ndeshjes.