Afërditë Fazliu flet pas humbjes në minutat e fundit

Përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazliu, ka thënë se skuadra e sa ka luajtur lojë  të mirë.

Ajo u ankua në mungesën e gjashtë lojtarëve.

“Ishte një ndeshje e mirë. Ne dhamë maksimumin tonë. Shqipërisë i uroj fitoren. Patëm shumë telashe pasi që për shkaqe administrative nga UEFA nuk patëm mundësi t’i aktivizojmë 6 lojtare kyçe, ndaj na u deshtë detyrimisht të kombinojmë ekipin dhe të ndryshojmë skemën e lojës”.

“Ishte edhe një ndeshje me ngërç psikologjik për ne dhe Shqipërinë duke marrë për bazë që përballë njëra-tjetrës ishin vashat që janë nga Kosova e luajnë për Shqipërinë dhe vashat e Kosovës. Qysh kur na ka ra shorti ka qenë një emocion i veçantë. Por, sido qoftë ne u përpoqëm të bëjmë më të mirën të mundshme”.