Kërkesa e trajnerit të Dukagjinit për ndeshjen e barazhit

Derisa Flamurtari dhe Vëllaznimi zyrtarisht janë inkuadruar në Superligë në vend të Hajvalisë dhe Trepçës, të njëjtën gjë do të përpiqen ta bëjnë edhe dy ekipet tjera të Ligës së Parë – Vllaznia dhe Dukagjini, të cilat radhiten në pozitat 3 dhe 4 në tabelë.

Të dyja këto skuadra inkuadrimin në Superligë do ta kërkojnë përmes barazhit, ku do të takohen me Ferizajn, Dritën apo eventualisht Lirinë, shkruan sot gazeta Zëri.

DukagjniDukagjni

Për klubin nga Klina nuk ka aq shumë rëndësi se me cilën prej këtyre tri skuadrave do të takohet. Dukagjini po shpreson që t’ia zërë vendin në Superligë njërit prej tri ekipeve të lartpërmendura, pavarësisht se me cilin do t’i bjerë të luajë në barazh.

Elezaj kërkon nga lojtarët e tij që të jenë të përgjegjshëm.

“Cilado skuadër që na bie në ndeshjen e barazhit do ta respektojmë, por do të mundohemi që me lojë të mirë dhe angazhim ta fitojmë ndeshjen që vërtet e meritojmë, sepse jemi skuadra e vetme që fitojmë me meritë në të gjitha ndeshjet, pa ndihmën e askujt, por vetëm të lojtarëve tanë që janë të përgjegjshëm për detyrat”, ka thënë trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj.

elezajelezaj