180 minuta pa pësuar gol, Etrit Berisha tani ‘kërcënon’ Juventusin

Njëri nga protagonistët e fitores kundër Empolit, padyshim se ishte Etrit Berisha. – Kështu e nis shkrimin ‘lazialita.com’, për portierin shqiptar të Lazios. Skuadra romake fitoi 4:0.

Pas ndeshjes, Berisha ka shprehur përshtypjet e tij për paraqitjen dhe suksesin e skuadrës në një intervistë të shkurtër për “Lazio Style Radio”. “Jam i lumtur që luajta dhe për ndihmën që dhashë”, thotë ai, transmeton GazetaOlle.com.

I pyetur se cila parad i pëlqeu më së shumti ai tha: “Ndoshta një e Hamsikut në Napoli, edhe pse gjyqtari nuk e pa, sepse duhej dhënë korne për ta”.

Lazio të mërkurën u kualifikua në finale, ku takohet me Juventusin. Por, së pari, skuadra e tij sfidon ‘Zonjën e Vjetër’, takohet në kuadër të Series A, sfidë kjo që zhvillohet të shtunën në Torino.

Ish-portieri i 2 Korrikut e Kalmarit, ka disa fjalë për Juventusin. “Tani po mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Junventusit, për të luajtur ashtu siç bëjmë gjithmonë, dhe të sjellim në shtëpi tri pikë”, deklaroi Berisha.

Ai foli edhe për trajnerin e portierëve të Lazios, Adalberto Grigioni. “Me të bëjmë një punë internsive. Të ruash mirë portën, është një gjë shumë e mirë për ne, sepse mund të bëjmë dallimin në fushë, dhe kjo është çfarë mund të bëjë një portier. Jam duke stërvitur shumë për të bërë më të miën”.

Si mund të jesh kaq i qetë? “Është diçka që e bëjë nga fëmijëria. Jam rritur me këtë aspekt. Loja zgjatë 90 minuta dhe unë gjithmonë duhet të jem i qetë dhe i koncentruar. Përvoja në Kalmar më ka ndihmuar shumë, sepse ata janë shumë paqësor”, theksoi portieri i Kombëtares shqiptare.

Ai në dy ndeshjet e fundit, përfshirë dhe atë të Kupës së Italisë ndaj Napolit, nuk ka pësuar gol. (Gazeta Olle)