Fitojnë Feronikeli e Drenica, gabon Hajvalia

Feronikeli e ka mposhtur Prishtinën 1:0, në kryendeshjen e xhiros së 25-të të Raiffeisen Superligës. Hajvalia është ndalur në barazim 0:0 me Dritën në shtëpi, ndërsa Drenica mundi Lirinë 2:0. 

FERONIKELI – PRISHTINA 1:0 

95′ Mbyllet ndeshja. Feronikeli fiton 1:0.

85′ Rast i mirë për Ardian Limanin, por portieri mysafir shpëton portën.

80′ Feronikeli mbanë epërsinë. Mbetet 1:0.

70‘ Prishtina e ka të vështirë të krijojë raste. Feronikeli nuk rrezikohet.

55′ Lojë e baraspeshuar me duele në mesin e fushës.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, Feronikeli në epërsi.

40′ Dominim i Feronikelit, edhe pse janë në epërsi. Prishtina nuk është ajo e takimit të fundit.

35′ Prishtina po tenton me gjuajtje nga largësia, disa gjysmëraste nga Lushtaku e Begolli.

16′ Mevlan Zeka rrezikon për Feronikelin.

13′ GOL: Feronikeli kalon në epërsi. Pas një aksioni nga e djathta, topi shkoi te Mark Milicaj që harkoi dhe Mendorim Hoti me kokë shënon për 1:0.

11′ Rrezikon Isa Eminhazeri.

10′ Rreth 1500 shikues në Drenas, nuk mungojnë edhe Plisat e Prishtinës.

8′ Gjuajtje e lirë për Prishtinë, Lushtaku gjuan në lojtarët kundërshtar.

– Ka nisur ndeshja

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Neziri, Doshlaku, Limani, Gërbeshi, Thaqi, Shabani, Qorri, Milicaj, Hoti, Zeka, Eminhaziri. Trajner: Afrim Tovërani. 

Prishtina: Bekaj – Thaqi, Miloviç, Kukaj, Dumani -Boshnjaku, E. Krasniqi, P. Osmani – Begolli, Lushtaku, Hyseni. Trajner: Fadil Berisha.

Gjyqtarë: T.Maloku, B. Selimaj, F. Berisha, I. Ceraviku.

 

HAJVALIA – DRITA 0:0

96′ Mbyllet ndeshja. Hajvalia e Drita marrin nga një pikë. 0:0. 

92‘ Taulant Haliti merr kartonin e dytë të verdhë, përjashtohet nga loja.

91′ Qëndrim Sejdiu del i vetëm me portier, por nuk pason mirë.

85′ Hajvalia sulmon me të gjitha forcat. Ende 0:0.

72′ Drita shumë e rrezikshme në kundërsulme. Del nga e majta Almedin Murati por nuk pason saktë.

67′ Alban Shillova del krejtësisht i vetëm me portierin Petrit Tahiri, por gjuan jashtë. Rast i pabesueshëm.

64′ Hamiti gabon krejtësisht, gjuan lart mbi portë.

63′ Da Luiz kalon tre futbollistë por ndalet në vijë të 16-shit. Goditje dënimi.

58′ Tenton Shpëtim Babaj nga goditja e dënimit, pret portieri Halimi.

55′ Hajvalia dominon por Drita mbrohet mirë.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, 0:0.

45‘ Rast ideal për Dritën, Alban Shillova dhe një lojtar tjetër nuk realizojnë pas një kundërsulmi. Rast i artë.

 30′ Ende pa gola në Kishnicë, përkundër dominimit të vendasve.

 6′ Shkëlqim Pacolli nuk realizon në portën e lëshuar nga portieri, gjuan jashtë. Tjetër rast i Hajvalisë.

2′ Rast ideal për Hajvalinë. Leart Emini nuk shënon.

Formacionet

Hajvalia: Tahiri, Prekazi, Gashi, Shabani, Da Silva, Babaj, Hamiti, Ahmeti, Da Luiz, Emini. Trajner: Ismet Munishi.

Drita: Halimi, Hashani, Haliti, Baxhuku, Tusuni, Sejdiu, Berisha, Shabani, Shaqiri, Shillova. Trajner: Sadat Pajaziti.

Gjyqtarë: B.Gashi, A. Ejupi, E. Zeqiri, L.Mustafa.

DRENICA – LIRIA 2:0 

93′ Përfundon takimi në “Bajram Aliu”. Drenica fiton 2:0. 

GOL 89′ Kroson bukur Uka, shënon me kokë Granit Arifaj.

GOL 87′ Sami Geci shënon nga penalltia. Drenica në epërsi.

86′ Penallti për Drenicën. E nxjerrë Kreshnik Uka.

73′ Mbetet 0:0. Liria po mbrohet me të gjitha forcat.

65′ Vendësit vazhdojnë dominimin, por nuk ka gol ende.

55‘ Drenica po luan më mirë në pjesën e dytë.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Rast i mirë i vendasve. Hysen Tahiri gjuan bukur, pret Ruxhi.

43′ Ndeshje e baraspeshuar. Drenica rrezikon seriozisht, por pa sukses

35′ Drenicës i lëndohet Kastriot Mehmeti, largohet nga loja, hyn Kreshnik Uka.

30′ Liria dikton tempin e lojës, por ende mbetet pa gola. Prizrenasit me iniciativë të lehtë.

18′ Dominon Drenica, por pa ndonjë rast të mirë

– Nis ndeshja

Formacionet

Drenica: Ymeri, Musa, Mehmeti, Geci, Maloku, Thaqi, Syla, Osmani, Tahiri, Rexhaj, Arifaj. Trajner: Fadil Rama.

Liria: Ruxhi, Mazreku, Ramadanaj, Berisha, Gjeraj, Mehmeti, Dina, Rexhaj, Fetahaj, Berbatovci, Mustafa. Trajner: Erdogan Celina.

Gjyqtarë: K.Vula, I. Kabashi, E. Baliqi, N. Rraci.