Zeneli shumë mirë, Celina katastrofë (FOTO)

Arbër Zeneli ka shkëlqyer ndaj Twentes, pavarësisht se skuadra e tij humbi 1:0 – Celina dëshpëroi me paraqitjen e tij.

Dy lojtarët e Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli, janë përballur sot në kampionatin holandez të futbollit. Twente e Celinës triumfoi ndaj Heerenveen të Zenelit, ndeshje e cila përfundoi me rezultat minimal 1:0, shkruan Express.

Pavarësisht se Heerenveen humbi, Arbër Zeneli, i cili luajti për 90 minuta – u vlerësua si ndër më të mirët për skuadrën e tij, derisa Bersant Celina, i cili u largua nga loja në minutën e 81’të, u vlerësuar si ndër më të dobëtit për Twenten.