16-vjeçarja që u përdhunua seksualisht nga mësuesi dhe polici, është sportiste!

Opinioni kosovar është tronditur gjatë javës me rastin e përdhunimit të një femre 16-vjeçare nga Drenasi, raporton Zëri.info.

Vajza është përdhunuar nga një profesor dhe një polic në Drenas.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar në RTV Dukagjini se vajza është marrë me sport.

“Vajza në fjalë është sportiste. Ajo merret me volejboll”, ka deklaruar Vehbi Kajtazi, përcjell Zëri.info.

Kujtojmë se për rastin në fjalë tashmë është arrestuar polici i dyshuar, profesori dhe gjinekologu tek ordinanca e së cilit ajo e ka abortuar fëmijën. /Zëri.info