16 kalime zyrtare, Istogu paraqet tre afrikanët (VIDEO)

16 kalime zyrtare kanë ndodhur brenda 6 ditëve të para të afatit kalimtarë dimërorë që është hapur me 24 janar.

Vetëm katër klube të elitës së futbollit të Kosovës, kanë bërë regjistrimin e lojtarëve në Federatën e futbollit të Kosovës.

Hajvalia ka qenë më aktivja, duke regjistruar shtatë lojtarë.

Të gjitha këto i ka konfirmuar për Tribuna Channel, zyrtari për transferimin e futbollistëve në Kosovë, Adem Çollakaj.