16 ekipe pjesëmarrëse në turneun kushtuar Fadil Vokrrit

Turneu “Fadil Vokrri” për nderë të legjendës së futbollit mbarë shqiptar, këtë vit do të grumbulloi 16 skuadra.

Sipas njoftimit të lëshuar në faqen e organizatorëve të këtij turneu memorial, thuhet se 16-të shkolla të futbollit do të garojnë njëra me tjetrën për titullin e kampionit, përcjellë Gazeta Olle.

Skuadrat pjesëmarrëse: Prishtina, Trepça, Flamurtari, 2 Korriku, Llapi, Drenica, R.Sadiku, Kosova P, Kurda, Arsenali, Rilindja, QS Prishtina, Talenti, Vigani, Beslidhja dhe Ardhmeria.

Ky turne do të nis me 13 dhjetor, kurse do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në turneun memorial “Fadil Vokrri” do të marrin pjesë 16-të shkolla të fubollit të cilat do të garojnë njëra me tjetrën…

Gepostet von Fadil Vokrri – Turneu Memorial am Dienstag, 3. Dezember 2019