Interi nuk ndalet (VIDEO)

Interit i ka mjaftuar një gol i Joao Marios për t’u kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Palermo. 
Zikaltërit në ‘Renzo Barbera’ kanë mposhtur 0:1 Palermon, për të regjistruar fitoren e gjashtë më radhë në Serie A.

Ishte portugezi Joao Marios që në minutën e 65’-të shënoi golin e fitores për Interin, gol që e rendit në vendin e pestë me 39 pikë.

Javën e ardhshme Interi në ‘San Siro’ pret Pescaren.