Aziz Salihu reagon kështu për Ramush Haradinajn

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos, Aziz Salihu, ndryshe kryetar i klubit të boksit Prishtina, reagon në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, që po mbahet në paraburgim në Francë.

‘Zizi’ tha se boll e malltretuat Ramushin, lironi njeriun. “Lironi Ramushin, njeriu që dy herë doli i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare. Boll e maltretuat Ramushin. Unë si shokë i Ramushit kërkojë sa më shpejtë lirimin e tij dhe t’i kthehet shtetit të Kosovës”, tha ish-boksieri i mirënjohur, Salihu për gazetën “Bota sot”.

loading...