Shkëndija nis misionin me trajnerin e ri

Fituesi i Kupës së Maqedonisë, skuadra e futbollit Shkëndija e Tetovës, startoi me fazën përgatitore për gjysmësezonin pranveror.

Pas grumbullimit të parë dhe testimeve mjekësore, skuadra prej 10 deri më 18 janar do të qëndrojë në Ohër. Ndërkohë faza e dytë dhe kryesore e përgatitjeve do të zhvillohet në Antalia të Turqisë, ku ekipi do të qëndrojë prej 21 janar deri më 5 shkurt. “Grumbullimi i parë i skuadrës është realizuar sot me çka edhe zyrtarisht kanë nisur përgatitjet dimërore. Futbollistët kishin mundësinë të njoftohen me trajnerin e ri Tomas Brdariç, i cili shpalosi plan programin për fazën përgatitore. Aktiviteti i parë i futbollistëve ishte kontrolli i dhëmbëve, testimet FMS (Functional Movment Screneng)  dhe matjet trupore, ndërsa u realizua edhe një seancë me e lehtë stërvitore në palestër. Në grumbullimin e parë munguan vetëm futbollistët brazilianë, Zhunior dhe Juffo të cilët skuadrës i bashkëngjiten nga dita e hënë, gjegjësisht e martë.

Më  9 dhe 10 janar futbollistët të ndarë në dy grupe do të udhëtojnë  drejt Prishtinës ku do të kalojnë ekzaminimet mjekësore standarde për çdo fillim të fazës përgatitore, ndërsa mbrëmjen e 10 janarit ekipi transferohet në Ohër ku do të zhvillohet faza e parë përgatitore ku mes tjerash më 13 dhe 18 janar në program janë dy ndeshje testuese. Pas takimit të dytë kontrollues ekipi kthehet në Tetovë ku do të ketë dy ditë (19 dhe 20 janar) të lira, ndërsa  më 21 janar skuadra udhëton drejt Antalias së Turqisë ku do të zhvillohet faza e dytë dhe kryesore e përgatitjeve. Atje do të luhen katër ndeshje kontrolluese, ndërsa ekipi kthehet në Tetovë më 6 shkurt. Testi i fundit para fillimit të gjysmësezonit pranveror është paraparë për 12 shkurt, ndërsa më 19 shkurt nisin garat në LPFM, kur Shkëndija në Tetovë pret Sileksin e Kratovës”, bëhet e ditur nga Shkëndija.

Loading...