“Më larguan ng Real Madridi

Arjen Robben nuk dëshironte të largohej nga Real Madridi
Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, i cili në vitin 2009 u largua nga Santiago Bernabeu për në “Alianz Arena”, tha se Real Madridi e shiti pa dëshirën e tij.

“Ishte një verë e çuditshme pas rikthimit të Perez. Më pas arritën shumë lojtarë të rinj. Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso gjithë këta erdhën për shuma të majme parash”, tha Robben.

“Ata më thanë se klubi do të bënte disa para nga shitja ime, por unë nuk doja të largohesha. Bëra një parasezon të mirë, por asnjëherë nuk mu dha rasti – kështu që erdhi koha që të marrë vendimin doja apo nuk doja unë”, shtoi ai.

loading...