14 klubet e Ligës së Dytë dhe të Tretë, i drejtohen FFK-së me një kërkesë

Skuadrat e Ligës së Dytë dhe Tretë të Kosovës shpesh herë detyrohen që ndeshjet e Kupës së Kosovës mos t’i zhvillojnë për arsye të problemeve financiare.

E nga 42 klube që janë në këto dy liga, vetëm 7 prej tyre kanë marrë pjesë sot në shortin e Kupës së Kosovës, përcjellë Gazeta Olle.

Me iniciativë të KF Dardania Qyshk, klubet e dy ligave të lartë cekura bëjnë apel në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, si dhe në Komisionet përkatëse që të merret vendim për heqjen e pegasave për gjyqtarë.

Pjesë e këtij apeli janë edhe skuadrat si Kika, Fushë Kosova, Dardania, Behari, Vllazëria, A&N, Bashkimi, Sharri, Lepenci, Galaksia, Minatori, Dardanët, Rilindja e Rahoveci./GazetaOlle