13 Qershori deklason Vizionin

13 Qershori ka mposhtur Vizionin dhe ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës për herë të parë në histori të këtij klubi.

Në ndeshjen e parë në Ferizaj, skuadra e 13 Qershorit shënoi fitore me rezultat 3:1, kurse vetëm një javë pas, të premten mposhtën sërish në ndeshjen e dytë gjysmëfinale shënoi fitore 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:1, arrinë të kalojë në finale të Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave.

Golat u shënuan sot nga Mexhide Gavazaj, Florentina Avdyli dhe Majlinda Kadolli.  Futbollistja që shënoi golin e dytë, Florentina Avdyli ishte lojtare e Vizionit vite më parë dhe ishte pikërisht kjo lojtare e fundosi këtë skuadër.