13 Qershori “blindon” ferizajaset

Skuadra e 13 Qershorit përpos përforcimeve ka menduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me lojtaret që kishte në edicionin e kaluar.

Kështu skuadra therandase ka ‘blinduar’ lojtaret ferizajase, Almira Balijaj e Florentina Avdyli, si dhe kaçanikasen, Mexhide Gavazaj.  Që të tri këto futbolliste do të jenë edhe për një vit në ekipin nga Theranda. Florentina Avdyli ka folur per arsyet qe e shtynë të vazhdoj me 13 Qershorin.

“Kam pasur edhe disa oferta por nuk kam gjetur ndonjë arsye që do më shtynte të largohem nga 13 Qershori. Jam e lumtur këtu dhe do vazhdoj të qëndrojë ende në këtë skuadër, ndoshta për kohë edhe më të gjatë. Në ekip kanë arritur edhe disa përforcime që do të na ndihmojnë gjatë kampionatit. Do të jetë edhe një konkurrencë e madhe, ku do të jetë një garë e hapur për të zënë vend në formacion. Unë i dëshiroj të gjitha përforcimeve  mirëseardhje dhe së bashku besoj se sukseset nuk do të mungojnë, duke marrë parasysh edhe punën e palodhshme të trajnerëve”, deklaroi Avdyli për GazetaOlle.com.

“Ky klub është vërtetë një familje e madhe, andaj edhe kjo është një faktor i rëndësishëm për ne. Kryesia e klubit janë shumë korrekt me ne. Edhe trajnerët e ekipit po punojnë shumë me ne dhe janë shumë profesional, për çka dua t’i falënderoj”, përfundoi ajo.

13 Qershori ditë më parë u përforcua me ferizajsen tjeter, Shkurte Maliqi si dhe riktheu dy vashat therandase , Albina Zyba e Yllza Hasanaj.