Zyrtare: Genc Nuza mungon në derbit e mesjavës në Kosovë, referon në Ligën e Kampionëve

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, do të mungojë në xhiron e ardhshme në Vala Superligën e Kosovës në futboll që zhvillohet në mesjavë, përcjellë GazetaOlle.com

Nuza do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për të rinjët që do të zhvillohet më 27 shtator në Liepaja ndërmjet FK Liepaja Youth (LVA) dhe FC Shakhtyor Soligorsk Youth (BLR), njofton FFK.

Ai do të jetë së bashku me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Gjyqtari nga Prishtina tashmë ka nisur që ta fitojë besimin edhe të ndërkombëtarëve pasi që tashmë i janë bërë disa ndeshje të rangut ndërkombëtar.

Sigurisht se mungesa e Nuzës në xhiron e ardhshme në Kosovë me shumë derbi do të thotë shumë.

genc nuza gjyqtar

Ndarja e drejtësisë nga Nuza është e një niveli të jashtëzakonshëm dhe çdo skuadër ka dëshirë që ai tu referojë ndeshjet e tyre.

Kjo është ndeshja e gjashtë me radhë që gjyqtari Nuza ndanë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare që flet për cilësinë dhe paraqitjet e mira që kanë pasur gjatë ndeshjeve të kaluara. /Gazeta Olle/

nuza

genc nuza refer