Zbulohet shifra se sa është bërë dëm në ‘Riza Lushta’, flitet për mijëra euro (VIDEO)

Dëmi i shkaktuar nga tifozët e Dukagjinit, ”Hithat” në stadiumin ”Riza Lushta” në Mitrovicë shkon deri në 9 mijë euro.

Tifozët klinas në ndeshjen e barazhit ndaj Dritës demoluan 500-600 ulëse thotë kryetari i klubit të Trepçës ’89, Abezin Zeka, raporton KlanKosova.

karriget

Ai kërkon kompensim për këtë dëmë, derisa në FFK pohojnë se fatura do t’i dërgohet Dukagjinit, tifozët e së cilës shkaktuan dëmin.

Nëse Dukagjini nuk përgjigjet për këtë, atëherë rrezikon të mos licencohet për edicionin e ri në Ligën e Parë.

hithatdukagnini2

 

VIDEO