Vokrri ngushëllon familjen Humolli, kujton punën e Shemsiut

Me rastin e vdekjes së ish-gjyqtarit të njohur në vend dhe punëtorit shumë vjeçar, Shemsi Humolli, letër ngushëllimi familjes i ka shkruar presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri.

Vokrri ka kujtuar punën e madhe që e ka bërë Humolli në edukimin e të rinjve dhe mbajtjen gjallë të futbollit.

“E nderuara familje e Shemsi Humollit!

Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen e Shemsi Humollit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Kontributi i Shemsiut  ishte jashtë zakonisht  i madh në futbollin e Kosovës, sidomos pas pavarësimit në veçanti në edukimin dhe ngritjen e gjyqtarëve të rinj duke kaluar nëpër shumë sfida dhe duke mbajtur gjallë frymën për një futboll të pavarur.

Finalet e Play off-itDSC_0480

Shumë breza do ta kujtojnë veprën dhe virtytet e tij, prej gjyqtari të futbollit dhe një njeriu të qetë i dashur dhe këmbëngulës në synimet e gjithëmbarshme.

Në këto momente të vështira jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Me respekt

Fadil Vokri, president i FFK-së.

Play off-i 2016 DSC_1232