Vëllai i Bersant Celinës, debuton me 16-vjet për Stromsgodsedin

Bëhet fjalë për Loti Celinën, i cili është vëllai i mesfushorit me tipare sulmuese të Bersantit që luan për skuadrën holandeze të Twentes.

Mbrojtësi i krahut ka debutuar ditën e djeshme me ekipin e parë të skuadrës norvegjeze të Stromsgodsetit, transmeton Telegraf.

Futbollisti 16-vjeçar është paraqit në takimin me skuadrën kineze Hebei China Fortune, ku luan edhe ish-lojtari Napolit dhe PSg-së, sulmuesi Ezequiel Lavezzi.

“Ka qenë e veçantë. Ishte shumë mirë. E njoh kush është, ka qenë mrekulli. Ai është lojtar shumë i mirë,” ka thënë Celina.

Vlen të theksohet se takimi ka përfunduar pa gola, ndërsa futbollisti kujtojmë se është grumbulluar kohë më parë me përfaqësuesen kosovare të grupmoshave deri në 19 vjet.

loti