Tirona Fanatics me protestë interesante kundër presidentit të klubit (FOTO)

Tirona Fanatics janë shfaqur në stadium në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që ata në fillim të ndeshjes kanë shpalosur një koreografi dedikuar presidentit Refik Halili.

“Tregohu i sinqertë, prano qe je mashtrues”, ky ishte mesazhi i hapur në koreografinë e Fanatics.

Ata kanë përdorur një “truk” me portretin e Halilit, të cili i shtohet një hundë, duke simbolizuar pinokun.

Ata kishin edhe një mesazh, këtë herë për borxhet: “Borxhin e Metushit do e laj për 5 minuta”.

tirana 13