Super Dallku që shënoi dy herë flet pas ndeshjes

Kapiteni Armend Dallku ka qenë protagonist i FC Prishtinës sonte në duel me ekipin Europa FC.

Kapiteni i prishtinasve ka realizuar dy gola nga penalltia, për ta ndihmuar ekipin e tij në fitoren e thellë 5:0, e cila e dërgoi skuadrën Bardhekaltër në rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues.

“Jam shumë i lumtur me lojën që e zhvilluam. U shpërblye mundi i djelmoshave, të cilët treguan angazhim, koncentrim dhe mobilizim, për t’i kënaqur tifozët e Prishtinës. Ishte një fitore historike”.

36640183_10157217374888538_4119081191158579200_o-644x420

“I uroj ‘Plisat’ dhe qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Dallku në konferencë për shtyp.

Ai shpreson që prishtinasit gradualisht të shënojnë ngritje në nivelet ndërkombëtare, në mënyrë që ta çojnë futbollin kosovar sa më lart të jetë e mundur.