Kosova në telashe, i lëndohet edhe një lojtar (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur seancën e dytë stërvitore para ndeshjes me Turqinë.

Avni Pepa, mbrojtësi i Kosovës, është lënduar në stërvitjen e sotme para ndeshjes me Turqinë, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

pepa

Pepa u lëndua pas një dueli me yllin e skuadrës, Milot Rashicën. Mborjtësi i ekipit islandez, IBV, është larguar nga seanca stërvitore.

Por, lajm i mirë për Albert Bunjakin është rikthimi i mesfushorit Valon Berisha. Ai po stërvitet i ndarë nga pjesa tjetër e grupit, dhe po mundohet që të jetë gati për të dielën.

kosova stervitje

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet të dielën në ‘Loro Boriëi’ në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2019’.

kosova stervitje