Kosova mposhtet nga Maqedonia

 Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka humbur miqësoren e parë me Maqedoninë, me rezultat 2:6.

Takimi i luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u zhvilluar para rreth 300 shikuesve.

Kosovarët ishin të barabartë deri në fillim të pjesësë së dytë, kur barazuan rezultatin nga 0:2 në 2:2, por më pas gabimet e mbrojtjes bënë që maqedonët të shënojnë katër herë, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa e parë u mbyll 1:2. Narcis Alijbegu dhe Ideal Brovina shënuan golat për Përfaqësuesen e Ramadan Cimilit.