Këta dy lojtarë të Prishtinës edhe pse ishin të sëmurë luajtën sot

Prishtina ka luajtur sot pa gola si mysafirë i Dritës,në një ndeshje jo të pëlqyer për sy.

Të dy skuadrat kishin mungesa të mëdha para ndeshjes, pasi te Prishtina mungonte Khalid Basid, Mentor Mazrekaj dhe Lorik Boshnjaku, ndërsa te Drita, Xhevdet dhe Bujar Shabani.

Por Prishtina ka pasur probleme edhe para ndeshje me dy lojtarë.

Bëhet fjalë për Ahmed Januzin dhe Visar Bekajn të cilët kanë pasur të vjella para ndeshjes.

2.Dri-Pri-0-0-25tetor2017

“Përveç mungesës së Boshnjakut, as Bozhoviç s’ishte tërësisht i gatshëm, ndërsa problemet u shtuan kur para ndeshjes të vjella patën Januzi dhe Bekaj, megjithatë dolën në fushë dhe zhvilluan tërë ndeshjen”, shkruhet në faqen e klubit të Prishtinës.

Prishtina pas kësaj ndeshje e mban larg vetës Dritën me katër pikë, ndërsa është një pikë pas Llapit, që është kthyer si lider. /Gazeta Olle/

8.Dri-Pri-0-0-25tetor2017