Islami: Ja si luajtëm sot dhe punën që po bëjmë

Njëri ndër lojtarët më të mirë të Trepçës ’89, Përparim Islami, ka folur për ndeshjen e zhvilluar sot në Slloveni kundër skuadrës sllovake MKF Ruzemberko.

89-shi barazoi 1:1 në një ndeshje të fortë të zhvilluar kundër një skuadre që do të luajë në Ligën e Evropës.

perparim islami

“Ka qenë një lojë shumë e mirë. Kemi pasur paraqitje shumë të mirë. Kundërshtari ka qenë shumë i fortë dhe mendoj që kundër tyre jemi treguar të fortë”.

“Pjesa e parë është  mbyllur 1-0 për kundërshtarin, ndërsa ne kemi barazuar në pjesën e dytë dhe mendoj që është epilog real i këtij takimi”, tha Përparim Islami për GazetaOlle.com.

islami 2

“Përgatitjet po ecin shumë mirë, sipas planit. Ekipi është duke u përgatitur shumë mirë dhe kushtet janë fenomenale”.

Islami

Trepça ’89 i ka edhe tri ndeshje të tjera miqësore të aranzhuara./Olle/

trepvcaa