I shënoi dy gola Flamurtarit dhe e kualifikoi Prishtinën, Bozhoviq flet për të gjitha nga pak

Erdhi me shumë bujë tek Prishtina, megjithëse i mungoi përgatitja fizike.

Mesfushori malazez, Drashko Bozhoviq duke se ka ardhur më në fund në elementin e tij, megjithëse premton shumë më shumë për pjesën pranverore të kampionatit.

“Me rëndësi që kaluam tutje, sepse ndeshjet për Kupë janë specifike dhe tani jemi të qetë në pauzën që tani e kemi”.

“Ndërsa, besoj se mund të jemi të kënaqur me gjysmën e sezonit, jemi të dytët me dy pikë më pak se vendi i parë sidomos duke e marrë parasysh se të gjitha ndeshjet i kemi zhvilluar si mysafir”.

21.Fla-Pri-2-3-6dhjetor2017

“Ndërsa edhe unë dalëngadalë jam përshtatur me kushtet dhe futbollin që zhvillohet në Kosovë dhe shpresoj shumë që gjatë fazës përgatitore do të jem maksimalisht i përgatitur, sepse kur kisha ardhur verës kisha qenë gjatë i papërgatitur”.

“Shpresoj të ketë edhe disa përforcime të duhura dhe në pranverë të jemi edhe më të mirë”, deklaroi Bozhoviç për sajtin zyrtar të Prishtinës.

Bozhoviç realizoi dy gola në fitoren e Prishtinës përballë Flamurtarit (2:3), në kuadër të rrethit të tretë të DigitAlb Kupës së Kosovës.

15.Fla-Pri-2-3-6dhjetor2017