Hitzfeld: Futbollistët i paralajmëruam më 2014 për mesazhet politike

Ish-trajneri zviceran, Ottmar Hitzfeld, ka thënë se yjet shqiptare që festuan me shqiponjë ndaj Serbisë ishin paralajmëruar që të mos bënin diçka të tillë qysh më 2014.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, por edhe Stephan Lichtsteiner u gjobitën nga FIFA në total prej 25 mijë frangash për festën me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë në Botëror.

Hitzfeld për “Blick”, ka thënë se lojtarët ishin euforikë dhe një gjë e tillë është e kuptueshme.

“Mund të bëni gabime kur jeni në eufori. Në kuptimin njerëzor, është e kuptueshme, por të dy nuk ishin të vëmendshëm në atë moment. Mesazhet politike nuk lejohen. Në Kombëtare është folur për këtë edhe më 2014, dhe u ishte thënë që duhet të përmbahen”, ka thënë Hitzfeld, transmeton Koha.net.

received_10156792745233641

Ai ka shtuar se ka qenë i bindur se lojtarët nuk do të dënohen me ndeshje moslojë, por vetëm do të gjobiten.

Sa i përket debatit të ndezur pas këtyre festimeve, Hitzfeld ka thënë se është normale, por se tash është koha që e gjithë Zvicra t’u qëndrojë pas lojtarëve.

Ai ka vazhduar ta lavdërojë Shaqirin duke thënë se “akoma është pishman pse ai u largua nga Bayerni”.