Gianni Infantino lëshon një deklaratë bombë për Kosovën midis Rusisë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vizituar sot Rusinë, për të parë procesin e organizimit të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Në konferencën për shtyp ai është pyetur nga një gazetar rus edhe për Kosovën.

Në pyetjen se a do të humb Kombëtarja e Rusisë nëse Kosova dhe Gjibraltari marrin pjesë në grupet për kualifikimet për Kampionatin Botëror, Infantino dha përgjigje të prerë, por edhe diplomatike.

“Pranimi i Kosovës dhe Gjibraltarit në FIFA dhe UEFA do të ndryshojë balancimin e grupeve. Do të shohim se çfarë do të ndodh në fund. Por, në një mënyrë ose tjetër, Rusia në dy vitet e ardhshme do të organizojë një botëror fantastik. Kjo është e sigurt. Skuadra juaj ka arritur kualifikimin në Botërorin 2018, prandaj kjo duhet t’ju relaksojë”, deklaroi Infantino, shkruan “sport.ru”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Infantino ka vëzhguar edhe disa stadium të Rusisë. /Olle

rusiet