Florent Hasani flet pas mbijetesës me Diosgyorin, tregon të ardhmen

Mesfushori Florent Hasani me Diosgyorin e kanë siguruar në xhiron e fundit mbijetesën në elitën e futbollit të Hungarisë.

Hasani luajti gjatë gjithë takimit te Diosgyori, që mposhti kampionin e ri, Videotonin, me rezultatin 2:1, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me këtë fitore të siguruar të shtunën, në xhiro ne fundit (33), Diosgyori siguroi mbijetesën në elitën e futbollit hungarez. Diosgyori e përfundoi edicionin në vendin e dhjetë me 36 pikë.

FlorentHasaniGermanyU21vKosovoU21UEFAYAlnA49C97Hl

Diosgyori përfitoi nga barazimi që rivali për mbijetesë Balmazujvaros Sport e arriti me nënkampionin, Ferencvaros.

Hasani 21-vjeçar Diosgyorit iu bashkua në shkurt të këtij viti nga skuadra e Trepçës ’89. Me këtë të fundit reprezentuesi i U-21 të Kosovës doli kampion në edicionin e kaluar.

“Ka qenë një sezon shumë i vështirë, por unë jam adaptuar shumë shpejt në klub. Gjatë rrugës na u vështirësuan punët me disa rezultate jo të mira. Por ndryshimet që u bënë me ardhjen e trajnerit spanjoll sollën pozitivitet në ekip dhe në fund arritëm t’i shpëtojmë rënies. Jam i kënaqur me paraqitjet e mia dhe minutazhën. Kam ardhur në janar, por jam aktivizuar menjëherë”, ka thënë të dielën për gazetën Hasani.

florent hasani

Ai ka shtuar se e ardhmja e tij do të vazhdojë te ekipi hungarez.