EKSKLUZIVE: Ferizaj përjashton Mentor Mazrekajn

Tek Ferizaj nuk ka qetësi. Pas rezultateve jo të mira, vijnë edhe përjashtimet.

Trajneri Afrim Tovërlani ka përjashtuar të martën, përforcimin e ardhur dy muaj më parë, Mentor Mazrekaj.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se përjashtimi ka ardhur pasi lojtari ka pësuar lëndim duke luajtur futboll të vogël.

Mazrekaj njihet për gjëra të tilla, pasi edhe në të kaluarën ka pasur problem me skuadrat, shkaku i mos heqjes dorë nga futbolli i vogël.

Ai së fundi ishte pjesë e Ligës Total në Lipjan, ku ka realizuar edhe 7 gola.

Ferizaj sot luan me KEK-un, por ish lojtari i Prishtinës dhe Partizanit të Tiranës, nuk është i përfshirë në listë, e as që do të jetë për ndeshjet tjera.

Mazrekaj erdhi në shtator tek Ferizaj, por pa lënë shumë gjurmë. Ai ka paralajmëruar se gjatë dimrit do të transferohet tek një skuadër në Norvegji. /Gazeta Olle/

totallista