E mposhti Kosovën 4:0, por befason me deklaratën pas ndeshjes

Trajneri i Izraelit, Marko Babul, ka thënë se Kosova ka pasur shumë raste të mira sot.

Madje ai për lojtar të ndeshjes e zgjedh portierin e tij.

“Kosova pati shumë raste, por mendoj se portieri ynë ishte lojtari i ndeshjes. Kemi pasur tranzicion të mirë të lojës nga mbrojtja në sulm dhe kemi arritur të gjejmë golin, gjë e cila na e ka lehtësuar punën”.

“Gjithsesi ju keni një gjeneratë të mirë dhe si shtet i ri që jeni mendoj se keni të ardhme”.

“Më lejoni po ashtu që ta falënderojë federatën tuaj për mikpritjen e jashtëzakonshme”, ka thënë ai në fund. /Gazeta olle/