E mposhtën të fundit në renditje, befason Qatip Osmani me fjalët e tij

Shkëndija e shfaqi një tjetër performancë bindëse në fitoren 4:0 përballë Skopjes, për triumf të 13-të në 16-të xhiro të këtij sezoni.

Trajneri Qatip Osmani kë përgëzuar skuadrën për paraqitjen, ndërsa vlerëson qasjen serioze të futbollistëve përkundër faktit se përballë kishin ekipin e fundit në renditje.

Shkëndija është bindshëm e para me 40 pikë të tubuara, duke regjistruar 13-të fitore në 16-të ndeshje.

Me 46 gola të shënuar janë ekipi bindshëm me efikas në pjesën e deritashme të sezonit.

Ferhan Hasani është shënuesi më i mirë në kampionat.

Video