Sahit Kelmendi njihet nga të gjithë sportdashësit për lojën e tij që bënte dikur në skuadrën e Prishtinës.
Ai tani ka dy djem Lirianin dhe Artianin.
Liriani është pjesë e juniorëve të Prishtinës dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit. Ai është ftuar edhe në skuadrën e parë këtë vit, por për disa arsye nuk ka stërvitur me ta.
“Jam qe disa vite te Prishtina. Jam i lumtur që gjendem në këtë skuadër të madhe. Pres që në vitin e ardhshëm të kalojë në skuadrën e parë”, ka thënë Liriani për Gazetaolle.com.
Artiani tashmë luan te skuadra rivale e qytetit Flamurtari. Ai ka kaluar këtë vit në Flamurtar.
Të dy pritet ndoshta të shkojnë hapave të babait, pse jo të arrijnë edhe më shumë. /olle/