Bylbyl Sokoli largon nga Llapi transferimin e verës

Kampionati kosovar po rrit cilësinë nga dita në ditë, duke ofruar shifra të mira monetare për lojtarët vendas dhe ata të huaj.

Edhe shumë futbollistë nga Shqipëria kanë përfituar kontrata të majme, ku gjatë ditëve të fundit janë transferuar mjaft emra.

Duke nisur nga Brunild Pepa te Gjilani e për të vazhduar me Endrien Maganin, Mariglen Shoshan apo Renato Hyshmerin dhe Orgest Gavën te Trepça ‘89.

Megjithatë, një prej tyre me sa duket nuk ka ditur që ta ruajë vendin e tij në skuadrën e Llapit. ‘Eduasportin’ e zbulon në mënyrë ekskluzive. Bëhet fjalë për golashënuesin më të mirë të Kategorisë së Parë për sezonin që lamë pas, Albi Çekiçi.

Rezultate imazhesh për albi çekiçi

Goleadori i Pogradecit është kthyer në Shqipëri ditën e sotme, duke e mbyllur këtu aventurën me skuadrën kosovare, Llapi, e cila pretendon që të rikthehet te titulli kampion në Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës kosovare , Bylbyl Sokoli me sa duket nuk është bindur nga paraqitjet e sulmuesit 25-vjeçar. Pas më tepër se një muaji, tekniku i Llapit e ka larguar sulmuesin.