Vakitë e javës së katërt (FOTO)

Xhiro e katër prodhoi përsëri shumë gola dhe ndeshje mjaftë të mira.

Prishtina u ndal për herë të parë këtë vit, ndërsa 89-shi mposhti Llapin pa trajner.

Ende nuk ka ndeshje pa gola dhe kjo tregon që klubet dëshirojnë lojë sulmuese.  Këtë javë ishin disa lojtarë që i dënuan ish skuadrat, shkruan Gazetaolle.com.

Prishtina nuk fiton për herë të parë

Prishtina u desh të kënaqet me një barazim kundër Besës. Besa e dominoi ndeshjen me posedim të topit por rastet e mira i kishte Prishtina. Ky ishte barazimi i parë që e mban ende lider Prishtinën. Prishtina dhe Besa janë ende pa humbje.

prishtina 1

Qema i minutave të fundit

Qemajl Elshani është duke e shpëtuar në dy ndeshjet e fundit Besën. Ai i fitoi një barazim me Drenicën me një gol në kohën shtesë, sikurse që bëri me Prishtinën.

qem

Hajvalia ia bën sefte

Skuadrës së Synaj Keqit iu deshën katër ndeshje ta shënojnë golin e parë. Ishte Mirlind Daka ai që shënoi.

hajvlkia

89-shi pa trajner e mposhtin Llapin e Batatinës

Trepça ‘89 nuk e kishte trajnerin e saj Bekim Shotani, i cili mungoi pasi që kishte rast vdekje në familje. Por ai edhe nga ‘shtëpia’ e mposhti Tahir Batatinën me rezultat 3:0.

Batatina1

Gjilani po shkëlqen Skifterët në gjumë

Gjilani ka shënuar fitoren e tretë me radhë duke mposhtur kësaj radhe Drenicën me rezultat 2-0. Edhe përkundër lojës dhe fitoreve, numri i Skifterëve që njihen si tifozëri e zjarrtë ishte i vogël.

Pikët e para për Trepçën dhe Hajvalinë

Hajvalia dhe Trepça kanë barazuar 1:1 duke marrë pikët e para në këtë kampionat. Të dy skuadrat kanë nga një pikë dhe gjenden në fund.

14265016_828896787247559_6356160005374005026_n

Dënuan ish skuadrat

Fiton Hajdari shënoi dy herë kundër Llapit, ndërsa Qemal Elshani i shënoi në fund Prishtinës. Edhe Alban Shillova i shënoi Dritës, në fitoren e Lirisë.

hajdari

Ulëset e skuadrave në ndeshjen Hajvalia – Trepça

Ndeshja mes Hajvalisë dhe Trepçës u vonua paska sepse skuadrat në banka u ulën në mënyrën e vjetër. Pas pak minutash skuadrat ndryshuan vendet.