Premtohet shfaqje më e mirë në Mitrovicë

Federata e Basketbollit e Kosovës organizoi konferencë për media para ndeshjes me Ukrainë nnë kaudër të kualifikimeve për Eurobasket 2017.

Në konferencë u tha se ndeshja me Sloveninë dhe humbja e thellë në Lubjanë duhet të harrohet sa më shpejt dhe të gjithë duhet ë jemi të motivuar dhe të përqëdnruar për ndeshjen e nesërme që fillon në ora 20:00 dhe zhvillohet në palestrën Minatori në Mitrovicë.

Kryetari i FBK-së Erolld Belegu para gazetarëve foli për detajet organizative dhe teknike të ndeshjes së nesërme.

“Ka interes shumë të madh të gazetarëve dhe të publikut po ashtu. Mediat vendore dhe ndërkombëtare do të përcjellin ndeshjen dhe presim që të jetë një ngjarje e suksesshme. Ne si FBK jemi detyruar të zhvendosemi në Mitrovicë për shkak të dështimit të shtetit për të rinovuar Pallatin e Rinisë. Kjo ka bërë që të kemi shpenzime dhe angazhime për ne, por jemi të bindur që gjithçka do të shkojë sipas planit.

Edhe një herë kërkoj nga publiku që në numër sa më të madh të në përkrahe dhë të shfrytëzojë mundësinë e blerjes së pakos në biletave për të trija ndeshjet si vendës”, pohoi Belegu.

Selektori Arben Krasniqi pohoi se ndeshja me Slloveninë tashmë i takon të kaluarës.

“Mendojë që i kemi edhe pesë ndeshje shumë të rëndësishme në grup dhe ndeshjen me Slloveninë duhet ta lëmë anash. Ukraina ka ekip shumë cilësor, si për nga emrat e lojtarëve, si për nga shtabi teknik që janë shumë profesionistë. Mirëpo, nëse luajmë pa presion dhe nuk i bëjmë gabimet e ndeshjes së parë, mendoj që kemi gjasa për rezultat të mirë”, pohoi Krasniqi.

Lojtarët e përfaqësueses po ashtu pohuan se gabimet e bëra në Lubjanë nuk do të përsëriten.
“Kemi dështuar në mbrojtje dhe nesër d të jemi shumë ëmë agresivë. Unë besoj në një lojë shumë të mriz tonën nesër dhe besoj në përkrahje të publikut dhe sallë të mbushur plot”, pohoi kapiteni i kombëtares Edmond Azemi.

Nga ana e tij Dardan Berisha pohoi se “Lubjana ka qenë në përvojë e keqe për të gjithë ne. Nuk kemi pritur fitore, pro jo edhe humbje kaq të thellë. Sidoqoftë, nesër duhet të gjithë të bashkohemi dhe të gjejmë motiv për shfaqje të mirë dhe të suksesshme”.

Justin Doellman pohoi se “secili lojtar e ka kuptuar se cka duhet dhe cka nuk duhet të bëjë në parket gjatë ndeshjes së parë. Ka qenë interesante të shoh tifozëtë Kosovës në Lubjanë dhe mezi po pres të paraqitem para publikut kosovar në Mitrovicë nesër”.

Ukraina në ndeshjen e vet të parë në kuadër të Grupit E e ka mposhtur Bullgarinë 79:69.