Shkupi lëshon fitoren nga duart, kualifikimi vendoset pas një jave

Skuadra e Shkupit e ka lëshuar fitoren nga duart në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Evropës.

Shkupi ka barazuar 3 me 3 në udhëtim te skuadra armene, Pyunik, shkruan Gazeta OLLE.

Ishte skuadra nga Armenia, Pyunik që shënoi golin e parë në ndeshje, por më pas skuadra shkupjane arriti të rikthehet në lojë duke barazuar rezultatin në 1 me 1, e më pas të shënoi edhe dy gola të tjerë për epërsinë 1-3.

Por kur u mendua se Shkupi po shkon drejtë një fitore të sigurt qysh në ndeshjen e parë, ashtu nuk ndodhi.

Vendasit arritën që në 10 minutat e fundit të ndeshjes t’a barazojnë rezultatin në 3-3.

Kështu kualifikimi i Shkupit në fazën tjetër mbetët të vendoset pas një jave në Shkup.