LIGA E PARË: Mposhtet Dukagjini, Besa drejt Superligës

Sot po zhvillohen tetë ndeshje të javës së parafundit në Ligën e Parë, ku luhet për barazhin e Superligës dhe për mbijetesë.

Dukagjini, pas humbjes në tavolinë ndaj Vushtrrisë, viziton 2 Korrikun ku nuk guxon të gabojë përndryshe mund të humb pozitën që e dërgon në Superligë pikërisht një xhiro para fundit, përcjellë Gazeta Olle.

Në anën tjetër, prishtinasve iu duhet fitorja sepse rrezikojnë të mbeten në barazh.

Besa kthehet në shtëpi pas humbjes 4:0 nga Vëllaznimi në Gjakovë dhe ka përballë Arbërinë.

Në anën tjetër, Vëllaznimi luan në udhëtim te Istogu.

Më poshtë orari i plotë i ndeshjeve, ndërsa “Olle” do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet nga terrenet e kësaj kategorie.

Rezultatet LIVE

Besa – Arbëria 7-2

Vushtrria – Ramiz Sadiku 3-1

Trepça – Kika 1-0

Istogu – Vëllaznimi 2-1

Drenasi – Fushë Kosova 1-1

Vitia – Vllaznia e Pozheranit 0-1

2 Korriku – Dukagjini 2-1

Bashkimi Koretinit – Onix Banja 3-1

/Gazeta Olle/