Trajneri i mirënjohur merr drejtimin e Vushtrrisë (FOTO)

FC Vushtrria ka zgjidhur çështjen e trajnerit për edicionin e ardhshëm të Ligës së Parë.

Ish-kampioni i vitit 2014 ka emëruar për trajner, të mirënjohurin, Isa Sadriu.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.

“ZYRTARE: Legjenda nga Vushtrria, trajneri i mirënjohur, Isa Sadriu, emërohet zyrtarisht trajner i Klubit Futbollistik “Kosova” Vushtrri. Kryetari i klubit z. Naser Imeri premton përforcime të tjera në rrugën drejt Superligës”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton Gazeta Olle.

isasadriu

Sadriu edhe më herët ka drejtuar Vushtrrinë, por shumë vite më parë.

Si futbollist, ai ishte ndër më të njohurit në vitet 80-ta, duke luajtur edhe për Partizanin e Beogradit.

Synimet e Vushtrrisë janë rikthimi në Vala Superligë.

vushtrriaa vushtrria