Trepça ’89 fiton derbin

Trepça ’89 ka arritur fitore në derbin ndaj Besës të cilën e mposhti me rezultat 2:1, me golat e shënuar nga John dhe Hasani, përderisa golin e vetëm për Besën e shënoi Shkëlqim Pacolli.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Ferizajt dhe Llapit ka përfunduar pa gola 0:0. Pëderisa Gjilani ka mposhtur në shtëpi Hajvali me reuzltat 1:0 me autogolin e shënuar të Qëndrim Sejdiut.

 

Kronikat nga OLLE

Trepça ’89 – Besa 2:1

90’ Mbyllet ndeshja Trepça ’89 fiton me rezultat 2:1.

trepce

Ne stadiumin “Riza Lushta” duke e përcjellur ndeshjen Trepça ’89 dhe Besa janë edhe disa tifozë me aftësi të kufizuar.

 

GOL 69′ Trepça ’89 fiton penallti. Nga 11-metërshi i pagabueshëm ishte Florent Hasani. 89-shi në epërsi 2:1.

55′ Besa ka marrë iniciativën, duke kërkuar golin e epërsisë në këtë takim.

46′ Nis pjesa e dytë me dominim të myasfirëve.

45′ Mbyllet pjesa e parë.

GOL 35’ Shkëlqim Pacoalli ka barazuar rezultatin në 1:1, pas një asistimi nga Xhevdet Shabani.

GOL 29’ Trepça ’89 ka shënuar gol. Është sërish John që kalon skuadrën e tij në epërsi prej 1:0.

trepce1

17’ Idrizi kishte mundësi të kalonte skuadrën e tij në epërsi, kur u gjend i vetëm përballë portierit Kolshi, të cilin nuk arriti ta kalonte, duke fituar këtë duel portieri i pejanëve.

trepca1

11’ Shpëtim Idrizi harkon bukur, por John nuk arriti të mposht portierin Kolshi, pas goditjes me kokë.

Tifozët ‘Shqiponjat’ kanë udhëtuar në Mitrovicë për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës. Ata me mjete pirioteknike kanë ndezur atmosferën në minutat e para të ndeshjes.

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Potoku, Troshupa, Mustafa, Maloku, Izmaku, Idrizi, Hasani, John, Hajderi. Trajner: Veton Çitaku

Besa: Kolshi, Osmani, Papuqi, Prekazi, Turku, Dabiqaj, Kasapi, Elshani, Shabani, Emini Pacolli. Trajner: Gani Sejdiu

 

Gjilani – Hajvalia 1:0

90′ Mbyllet ndeshja Gjilani shënon fitore ndaj Hajvalisë me reuzltat 1:0.

88’ Hajvalia është duke kërkuar me ngulm golin e barazimit në ndeshjen ndaj Gjilanit, por Maloku po tregohet vendimtar për ekipin e tij.

50’ Berat Ahmeti godet transversalen në ndeshjen Gjilani – Hajvalia, vazhdon të mbetet 1:0.

45′ Mbyllet pjesa e parë, 1:0.

25’ Tifozët Skifterat janë duke përkrahur skuadrën e tyre të zemrës nga një objekt pranë stadiumit, pasi ekipi i Gjilanit, është dënuar të luajë pa shikues në këtë takim.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Hajvalisë ka nisur me vonesë, pasi skuadra mysafire kishte fanella me ngjyra të njëjta dhe u desh të ndërrohen ato.

GOL 2′ – Gjilani ka kaluar në epërsi, pas një autogoli të shënuar nga Qëndrim Sejdiu.

1′ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Gjilani:

Hajvalia:

 

Ferizaj – Llapi 0:0

90’ Mbyllet ndeshja Ferizaj nuk arrin fitore në shtëpi luan 0:0 ndaj Llapit.

63′ Labinot Shabani kishte mundësi të mirë shënimi, por topi shkon pranë portës së Avdylit.

51′ Ferizaj po kërkon më shumë nga ky takim, por nuk po arrin të gjej golin.

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Mbyllet pjesa e parë

ferizaj

40’ Enis Kuka kishte rast të mirë shënimi për të kaluar në epërsi skuadrën e tij, por Ilir Avdyli për mrekulli ndal goditjen e këtij të fundit.

15′ Ndeshje e baraspeshuar

1′ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Ferizaj: Rexhepi, Istrefi, Idrizi, Bardhi, Tershana, Shabani, Thaçi, Selmani, Sadiu, Kuka, Salihu. Trajner: Arsim Abazi

Llapi: Avdyli, Idirizi, Sinani, Jashari, Emini, Zeqiri, Namani, Berbatovci, Karabegu, Mulaku, Hyseni. Trajner: Tahir Batatina