Trepça ’89 “kollitet” edhe në derbin me Trepçën

Trepça ’89 ka fituar 3:1 derbin me Trepçën, të zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari”. Takimi ishte i vlefshëm për javën 11 të Vala Superligës.

 

Kronika

Trepça – Trepça ’89 1:3

Mbyllet ndeshja, 89shi realizon fitoren e 10-të këtë edicion.

90+1′ GOL: Trepça ’89 realizon golin e tretë, 1:3. Florent Hasani realizon tjetër gol me 89-shin.

76′ GOL: Trepça ’89 sërish kalon në epërsi, 1:2. Zëvendesuesi Boniface realizon me kokë, pas harkimit nga këndi.

63′ GOL: Barazon Trepça. Emin Baliqi shënon për 1:1.

50′ Vazhdon dominimi i 89-shit.

– Nis pjesa e dytë

+++++++

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, 0:1.

43′ Torcida vazhdon ta përkrahë Trepçën, pavarësisht rezultatit 0:1.

36′ Tifozët Torcida kanë fishkëllyer Shpëtim Idrizin me rastin e goditjes së penalltisë.

trepqaa-trepqa

36′ GOL: Shpëtim Idrizi realizon nga penalltia.

36′ PENALLTI: Blerim Berisha i Trepçës luan me dorë, Gashi referon penallti.

26′ Super asist i Emin Baliqit, Veton Shabani nuk reagon si duhet.

25′ Fiton Hajdari ndëshkohet me kartonin e verdhë.

23′ Rast i mirë i 89-shit, por nuk goditja shkon skaj portës.

12′ Tani Trepça sulmon më shumë, duke krijuar edhe dy mundësi tjera.

7′ Çfarë rasti, Veton Shabani i Trepçës del vetëm me portierin Hajdini, gjuan jashtë.

8′ Dominim i 89-shit, disa herë u gjend në zonën e vendasve.

3′ Shpëtim Idrizi sprovon Enis Manxholli, pa rrezik.

– Torcida janë vendosur në lindje.

– Nis ndeshja. Koha dhe tereni ideal për lojë

 

Formacionet zyrtare

Trepça: Manxholli, Voca, V.Shabani, Beirsha, Kutllovci, Kamberi, Avdyli, Hyseni, Baliqi, Sahiti, Muja. Trajner: Fidaim Haxhiu

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Troshupa, Izmaku, Potoku, F.Hasani, Maloku, Idrizi, Mustafa, Hajdari, John. Trajner: Veton Qitaku.

Gjyqtar kryesor: Bajram Gashi