Lojtari i njohur i Monacos e ‘dërgoi’ Bashën te Wisla

Vëllai më i vogël i Migjen Bashës, Vullneti është transferuar te Wisla Krakow në Poloni.

Ai u largua nga Mursia në Segunda Division të Spanjës, aty ku ka veshur fanellën edhe të skuadrës Real Saragosa.

Në të shkuarën ka luajtur në Zvicër me Sion dhe St Galenin, Lozanën dhe Xamaxin.

Basha është ende i ri, vetëm 27-vjeç. Ndërkohë, ai ka firmosur deri në 2018 me mundësi për të shtuar edhe një vit. Do të mbajë veshur fanellën me numër “20”.

vullnet

Basha transferohet si i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata te Mursia, në Spanjë, shkruan sportekspres.

“Pse zgjodha Wislan? Në fakt, im vëlla, Migjeni, sapo më kërkuan në Poloni, pyeti ish shokun e tij te Torinos, Kamil Glik, që i tha se duhet të pranoja Vislën. Kështu bëra, pasi fola edhe me Migjenin, që është më i madh se unë”, rrëfeu Basha për mediet polake.

glik

Basha ka debutuar me kombëtaren në miqësoren ndaj Armenisë, më 14 gusht 2013, duke u futur në minutën e  76-të.