ZYRTARE: Hedhet shorti për EURO 2019, Kosova në grup me Gjermaninë

Sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019 në konkurrencën e femrave për grupmoshën U-19, që do të mbahet në Skoci.

Kosova në këtë short u tërhoq në Grupin 9, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Irlanda e Veriut dhe Estonia, shkruan “GazetaOlle.com”.
Faza kualifikuese e këtij grupi do të zhvillohet në Irlandën e Veriut prej 1 deri më 9 tetor, 2018.

received_10156047748580712
Dy skuadrat e para në grupe dhe dy më të mirat e pozitave të treta do t’i bashkohen Spanjës dhe Francës në fazën elite të kualifikimeve, të cilat do të zhvillohen në pranverën e vitit 2019.
Pjesëmarrëse në këtë short ishin edhe Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, Merita Morina-Zariqi, asistente e presidentit të FFK-së dhe Valbona Gashi, administratore e futbollit të femrave, njofton FFK.

received_10156047748600712