ZYRTARE: Skënderbeu fitoi kaq para nga UEFA pas fitores ndaj Dinamo Kievit

Skënderbeu ëndërronte të kalonte grupet dhe mund të shpresonte për në ndeshjen e fundit në Zvicër me Yong Boys, por fitorja e Partizanit të Beogradit i ka dhënë fund shpresave të korçarëve.

Gjithsesi në Korçë ka festë, pasi Skënderbeu ia doli të mposhte Dinamo Kiev, edhe pse u gjend shpejt në disavantazh. Lilaj ia doli të shënonte një gol mjaft të bukur nga distanca, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, raporton Sportal.al.

received_10156136470573641

Për tre minuta Skënderbeu gjeti golin dy herë, fillimisht me Xhejms Adeniji dhe më pas me Ali Sou. Ne shtesë skuadra ukrainase realizoi golin e dytë më Rysun, por korçarët e ruajtën fitoren deri në fund, duke fituar ndeshjen e parë në grup ndaj kundërshtarit më të fortë dhe kështu çojnë në arkat e klubit 360 mijë euro.

received_10156136527738641

skender_1511474152-5214405